125 - Sekretariat | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Përgjegjësitë e Departamentit

1. Departamenti për buxhet, financa dhe shërbime të përgjithshme ka përgjegjësitë në vijim:

   1.1. Propozon politika dhe bën planifikimet përkatëse nga fushëveprimtaria e vet;

   1.2.  Udhëheq, koordinon dhe mbikqyrë planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve lidhur me buxhetin dhe financat e Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit;

   1.3.  Udhëheq, koordinon, mbikqyrë dhe siguron logjistikën e nevojshme për  Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit;

   1.4.  Zbaton politikat dhe vendimet e Këshilli dhe Prokurori i Shtetit që përkojnë me buxhet, financa dhe shërbime të përgjithshme, dhe

   1.5.  Administrimin dhe menaxhimin efikas dhe efektiv me asetet, pajisjet dhe shërbimet për Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit.

 

Struktura e Departamentit

1. Departamenti për buxhet, financa dhe shërbime të përgjithshme ka strukturën në vijim:

   1.1. Divizionin për Buxhet dhe Financa, dhe

   1.2. Divizionin për Shërbime të Përgjithshme i cili përbëhet nga:

        1.2.1. Zyra për transport, dhe 

        1.2.2. Zyra e logjistikës dhe mirëmbajtjes.

Divizioni për Buxhet dhe Financa

1.  Divizioni për Buxhet dhe Financa ka përgjegjësitë në vijim:

1.1.  Përgatitjen e propozim-buxhetit për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit;

1.2.  Koordinimin e çështjeve buxhetore dhe financiare për të gjitha programet (kodet buxhetore) të Këshillit;

1.3.  Sigurimin e bashkëpunimit të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit;

1.4.  Planifikimin dhe kontrollin efektiv mbi financat dhe shpenzimet;

1.5.  Përgatitjen e Urdhër Zotimeve dhe Pagesave (CPO);

1.6.  Barazimin e shpenzimeve të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit me shënimet e Ministrisë së Financave;

1.7.  Përcjelljen dhe zbatimin e instruksioneve, rregulloreve dhe ligjeve mbi menaxhimin e financave dhe bashkëpunimin me njësitë organizative të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit lidhur me çështjet financiare;

1.8.  Mbajtjen e kontakteve me njësitë organizative të Këshillit, Prokurorit të Shtetit dhe me Ministrinë e Financave;

1.9.  Në bashkëpunim me njësitë organizative të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit përgatit raportet mujore, tre mujore dhe vjetore mbi shpenzimet financiare, dhe

1.10.  Koordinimin dhe planifikimin e punëve në fushëveprimtarinë e vet.

Divizioni për Shërbime të Përgjithshme

1.  Divizioni për shërbime të përgjithshme ka përgjegjësitë në vijim:

 1.1.  Koordinimin dhe ofrimin e mbështetjes logjistike për  Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit;

 1.2.  Menaxhimin e pasurisë (aseteve), materialit shpenzues, orendive, pajisjeve, automjeteve, ndërtesave, si dhe pasurive të paluajtshme të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit;

 1.3.  Menaxhimin e hapësirave të punës dhe ndërtesave të Këshillit dhe prokurorive dhe mirëmbajtjen e përgjithshme të tyre, duke përfshirë instalimet elektrike, gjeneratorët, sistemin e ngrohjes qendrore, instalimet e ujit dhe të ngjajshme; dhe

 1.4.  Planifikimin, mbikëqyerjen dhe kontrollin e shërbimeve të transportit, logjistikës, mirëmbajtjes dhe sigurisë për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit.

 

Zyra e Transportit

1. Zyra e transportit e cila është përgjegjëse për:

   1.1.  Planifikimin dhe organizimin e transportit dhe mirëmbajtjen e automjeteve të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit;

   1.2.  Koordinimin dhe mbikqyrjen e funksionimit të transportit në Këshill dhe Prokurorin e Shtetit;

   1.3.  Mbajtjen e regjistrave dhe raportimin për shpenzimet e transportit të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit.

 

Zyra e Logjistikës dhe Mirëmbajtjes

1. Zyrën e logjistikës dhe mirëmbajtjes e cila ka përgjegjësitë në vijim:

   1.1.  Planifikimin e logjistikës së nevojshme për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit;

   1.2.  Inventarizimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të punës, materialit të zyrës, si dhe furnizimin me karburant;

   1.3.  Realizimin e kërkesave për pajisje, inventar dhe furnizim me material administrativ;

   1.4.  Mirëmbajtjen e sistemit të regjistrimit të pasurisë, regjistrimin dhe shifrimin e gjithë inventarit;

   1.5.  Mirëmbajtjen e ndërtesave dhe pajisjeve të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit;

   1.6.  Koordinimin e pranimit dhe shpërndarjes së mallit në Këshill dhe Prokurorin e Shtetit, dhe

   1.7.  Monitorimin dhe garantimin e sigurisë fizike të objekteve dhe pajisjeve të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit përfshirë raportimin lidhur me këto çështje.