124 - Sekretariat | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Përgjegjësitë e Departamentit

1. Departamenti për burime njerëzore, prokurim dhe administratë ka përgjegjësitë në vijim:

   1.1. Propozon politika dhe bën planifikimet përkatëse nga fushëveprimtaria e vet;

   1.2.  Udhëheq, koordinion dhe mbikqyr zbatimin të planit vjetor të burimeve njerëzore, prokurimit dhe administratës në pajtim me legjislacionin në fuqi;

   1.3.  Zbatimin e politikave dhe vendimeve të miratuara nga Këshilli dhe Prokurori i Shtetit që përkojnë me fushëveprimtarinë e personelit dhe administratës;

   1.4.  Administrimin dhe menaxhimin efikas dhe efektiv të të gjitha aktiviteteve të prokurimit, përfshirë planifikimin dhe strategjitë e tij;

   1.5.  Menaxhimin efikas të dokumenteve zyrtare, arkivit dhe aktiviteteve të përkthimit dhe lektorimit.

 

Struktura e Departamentit

1. Departamenti për burime njerëzore, prokurim dhe administratë ka strukturën në vijim:

   1.1. Divizionin për burime njerëzore;

   1.2.  Divizionin për prokurim, dhe

   1.3.  Divizionin për administratë i cili përbëhet nga:

        1.3.1. Zyra për përkthim dhe lektorim, dhe

        1.3.2. Zyra për administrimin dhe arkivimin e dokumenteve.

Divizioni i Burimeve Njerëzore

1. Divizioni i burimeve njerëzore ka përgjegjësitë në vijim:

   1.1. Mbarëvajtjen e procedurave të personelit në të gjitha nivelet e sistemit prokurorial;

   1.2.  Punët juridiko - administrative që kanë të bëjnë me personelin, duke e zbatuar legjislacionin në fuqi;

   1.3.  Administrimin e kontratave të punës, akteve të emërimit dhe dosjeve të personelit;

   1.4.  Përgatitjen e të dhënave statistikore për numrin dhe strukturën e të punësuarve në sistemin prokurorial të Kosovës;

   1.5.  Udhëheqjen e punëve që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave të personelit administrativ nga marrëdhënia e punës;

   1.6.  Ofrimin e shërbimeve për pagat, shtesat dhe pagesa tjera për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit, dhe

   1.7.  Propozon politika dhe bën planifikimet përkatëse nga fushëveprimtaria e vet.

Divizioni për Prokurim

1. Divizioni për prokurim ka përgjegjësitë në vijim:

   1.1. Përgatitjen e planit dhe strategjisë së prokurimit, duke u siguruar se të gjitha kërkesat për prokurim për mallra, shërbime, punë apo shërbime të konsulencës, të jenë në harmoni me procedurat e prokurimit;

   1.2.  Organizimin e punës dhe aktiviteteve të prokurimit duke siguruar që të gjitha procedurat e prokurimit zhvillohen në harmoni me legjislacionin në fuqi;

   1.3.  Organizimin e procedurave dhe kuotave të çmimeve dhe të tenderëve siç përcaktohet me ligj dhe metodat e prokurimit;

   1.4.  Ofrimin e këshillave dhe rekomandimeve, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorin për zbatimin e procedurave të prokurimit.

   1.5.  Bashkëpunimin me personat përgjegjës të njesive organizative të Sekretariatit dhe Prokurorit të Shtetit lidhur me hartimin e planit të prokurimit, kërkesave për prokurim, çështjeve financiare, çështjeve të logjistikës dhe çështjeve tjera nga fushëveprimtaria e divizionit;

   1.6.  Bashkëpunimin me institucionet përkatëse nga fusha e prokurimit;

   1.7.  Përgatitjen e raporteve të rregullta dhe periodike nga fushëveprimtaria e divizionit, dhe

   1.8.  Propozon politika dhe bën planifikimet përkatëse nga fushëveprimtaria e vet.

Divizioni për Administratë

1.  Divizioni për administratë ka përgjegjësitë në vijim:

1.1.  Planifikimin e punës së administratës të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit;

1.2.  Udhëheqjen e procedurave dhe aktiviteteve të administratës në harmoni me legjislacionin në fuqi;

1.3.  Koordnimin e procedimit të akteve dhe lëndëve të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit;

1.4.  Udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve të përkthimit, lektorimit, administrimit dhe arkivimit  të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit, dhe

1.5.  Propozimin e politikave dhe planifikimet përkatëse nga fushëveprimtaria e vet.

 

Zyra për Përkthim dhe Lektorim

1. Zyra për përkthim dhe lektorim ka këto përgjegjësi:

   1.1. Përkthimin e shkrimeve, materialeve dhe dokumenteve të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit;

   1.2.  Përkthimin simultan gjatë takimeve dhe aktiviteteve tjera të Këshillit, komisioneve të tij dhe Prokurorit të Shtetit;

   1.3.  Përkthimin dhe shoqërimin e prokurorëve në takime pune në të cilat përkthyesit veprojnë si intepret;

   1.4.  Lektorimin e rregulloreve, vendimeve, raporteve dhe dokumenteve tjera të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit, dhe

   1.5.  Koordinimin dhe planifikimin e punëve nga fushëveprimtaria e vet.

 

Zyra për Administrimin dhe Arkivimin e Dokumenteve

1. Zyra për administrimin e dokumenteve dhe arkivimin e dokumenteve ka përgjegjësitë në vijim:

   1.1.  Pranimin, kontrollimin, klasifikimin dhe evidentimin e dokumenteve;

   1.2.  Përpunimin administrativo-teknik të akteve dhe lëndëve; 

   1.3.  Dërgimin e akteve përkatësisht të lëndëve në procedim të mëtutjeshëm; 

   1.4.  Pranimin dhe dërgimin e postës, shpërndarja e lëndëve dhe akteve; 

   1.5.  Ruajtjen e dokumenteve zyrtare, ndarjen e materialit të pavlershëm të regjistraturës dhe dorëzimin e lëndës arkivore nga arkivi i regjistraturës, arkivit kompetent;

   1.6.  Koordinimin dhe planifikimin e punëve në fushëveprimtarinë e vet, dhe

   1.7.  Arkivimin e lëndëve.