123 - Sekretariat | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së

Lavdim Krasniqi

Drejtor i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Z. Lavdim Krasniqi ka zhvilluar një karrierë të pasur profesionale dhe menaxhuese në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Republikës së Kosovës, ngaqë përgjatë viteve ka kryer dhe vijon të kryejë detyra të larta shtetërore, si, më poshtë:

12 shkurt 2019 - vazhdon: Drejtor i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) (mandati i dytë);

12 shkurt 2016-12 shkurt 2018: Drejtor i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) (mandati i parë);

12 shkurt 2016 - 14 qershor 2018: Ushtrues i detyrës së Drejtorit të Njësitit për Shqyrtimin e Performansës së Prokurorive (NJSHPP);

1 gusht 2016 – 12 shkurt 2016: Drejtor i Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë;    

14 dhjetor 2007– 1 gusht 2015: Drejtor i Institutit Gjyqësor të Kosovës (IGJK) (dy mandate e gjysmë);

Gusht 2006 – dhjetor 2007: Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Institutit Gjyqësor;

Janar –prill 2006: Koordinator i Programit në Institutin Gjyqësor të Kosovës;

Janar 2003 – prill 2006: Gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Malishevë;

Janar 2002- janar 2003: Praktikant në Odën e Avokatëve dhe Programi i ABA-CEELI-t në Zyrën e Avokatit Tomë Gashi në Prishtinë;

2000-2002: Zyrtar Ligjor në Drejtorinë për Arsim të Komunës të Malishevës.

 

Z. Krasniqi ka marrë arsimimin dhe edukimin e nevojshëm profesional, si vijon:

Tetor 1994 – mars 1999: Studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës;

2002: Provimin e Gjyqtarit për Kundërvajtje;

2005: Provimin e Jurisprudencës;

2010: Magjistër i Shkencave në Drejtimin Penal-Juridik të Universitetit të Prishtinës.

 

Z. Lavdim Krasniqi ka bërë edhe karrierë pedagogjike në fushën e shkencave juridike në universitetin publik dhe privat të Republikës së Kosovës, si, më poshtë:

Tetor 2010- shkurt 2015: Ligjërues i angazhuar në Fakultetin Juridik të Universitetin të Prizrenit “Ukshin Hoti” në lëndët:

“Kompetencat ndërkulturore”;

“Informatika ligjore dhe metodologjia”;

“E Drejta Kushtetuese”;

“Etika profesionale dhe ligjore”;

“E drejta e mbrojtjes së konsumatorit” dhe

“Metodologjia dhe Shkrimi Ligjor”.

 

Tetor 2011-vazhdon: Ligjërues i lëndëve penale në Fakultetin Juridik në Kolegjin UBT në Prishtinë në lëndët:

“E Drejta Penale (Pjesa e përgjithshme dhe e veçantë)”,

“E Drejta e Procedurës Penale” dhe

“Zhvillimi i Shkathtësive Gjyqësore-Moot Court.

 

2009-2016: Trajnues, trajnues i trajnerëve, trajnues i Programit për zhvillimin e shkathtësive të përfaqësimit në gjykim dhe trajnues për çështje të lidershipit dhe menaxhimit.

 

Gjuhë Angleze: Shkëlqyeshëm

Aftësitë në kompjuter:Aftësitë në përdorimin e të gjitha programeve të Microsoft (outlook,

excel, word, power point dhe access)

 

Z. Krasniqi është i lindur më 16 gusht 1975.

Kontakti:

Phone : +383 (0) 38 200 18 854

E-mail: lavdim.krasniqi @rks-psh.net   

Adresa: Rr. “Luan Haradinaj”,

Ndërtesa e Prokurorisë së Shtetit,

kati V, zyra nr. 504

 

 

 

 

 

Zyra Ligjore

1. Zyra ligjore udhëhiqet nga udhëheqësi i zyrës i cili i raporton Drejtorit dhe ka përgjegjësitë në vijim:

   1.1. Hartimin e draft–akteve të ndryshme ligjore të nevojshme për rregullimin e çështjeve të caktuara që lidhen me punën e Sekretariatit  dhe prokurorive;

   1.2.  Ofrimin e mbështetjes ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike nga fushëveprimi i Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit si dhe ofrimin e mbështetjes ligjore në hartimin e legjislacionit sekondar; 

   1.3.  Sigurimin e respektimit të teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit;

   1.4.  Sigurimin e përafrimit të legjislacionit të Këshillit me Acquis Communautaire si dhe me ligjet tjera në fuqi;

   1.5.  Ndihmon në zbatimin e vendimeve dhe rregulloreve të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit, përmes dhënies së mendimeve profesionale dhe këshillave juridike;

   1.6.  Bën rekomandime profesionale dhe analiza ligjore me qëllim të nxjerrjes dhe zbatimit të vendimeve të Këshillit dhe Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit,

   1.7.  Ofron mbështetje profesionale për komisionet e Këshillit, dhe

   1.8.  Propozon politika dhe bën planifikimet përkatëse nga fushëveprimtaria e vet.

Zyra për Komunikim me Publikun

1. Zyra për komunikim me publikun udhëhiqet nga udhëheqësi i zyrës i cili i raporton Kryesuesit dhe Drejtorit dhe ka përgjegjësitë në vijim:

   1.1. Ofrimin e informacioneve me kohë në lidhje me çështjet që janë me interes për publikun;

   1.2.  Bashkërendimin e veprimeve në mes të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit me rastin e ofrimit të informatave për publikun;

   1.3.  Përgjigjen në pyetjet e mediave dhe personave të tjerë për temat apo proceset që janë duke u zhvilluar apo kanë përfunduar në sistemin prokurorial, por gjithëherë në koordinim me Këshillin, përkatësisht Prokurorin e Shtetit për çështjet që kanë të bëjnë me rastet që ndiqen nga prokuroria; 

   1.4.  Përgatit reagim ndaj deklaratave apo publikimeve  të cilat mund të dëmtojnë interesin e përgjithshëm të sistemit prokurorial dhe integritetin profesional dhe moral të anëtarëve të Këshillit dhe prokurorëve të shtetit, dhe

   1.5.  Propozon politika dhe bën planifikimet përkatëse nga fushëveprimtaria e vet.

Auditori i Brendshëm

1. Auditori i brendshëm i raporton Drejtorit dhe është përgjegjës për:

   1.1.  Kryerjen e auditimit të brendshëm në pajtim me rregullat, politikat, doracakët, udhëzimet, statutin e brendshëm të auditimit, kodin e etikës dhe standardet profesionale;

   1.2.  Shqyrtimin e të dhënave teknike, ekonomike dhe financiare të dokumenteve të Këshillit, Sekretariatit, prokurorive dhe organeve tjera që janë subjekt i auditimit;

   1.3.  Përpilimin e raporteve mbi vlerat materiale dhe monetare për subjektin nën auditim se a janë në pajtueshmëri me rregullat dhe legjislacionin në fuqi;

   1.4.  Rekomandimin emasave që duhet të ndërmerren nga subjekti përkatës me qëllim të evitimit të parregullësive, mangësive në sistemin e meaxhimit dhe kontrollit të subjektit të audituar si dhe me qëllim të ngritjes së ekonomizmit dhe efikasitetit të shërbimeve ndaj shfrytëzuesve;

   1.5.  Ofrimin e shërbimeve të pavaruara, objektive dhe këshillëdhënëse të dizajnuara që të shtojnë vlerën dhe përmirësojnë veprimtarinë e brendshme;

   1.6.  Ofrimin e asistencës në arritjen e objektivave duke sjellë një qasje sistematike për të vlerësuar dhe përmirësuar efektivitetin e proceseve të menaxhimit të rrezikut dhe kontrollit;

   1.7.  Identifikimin dhe vlerësimin e efikasitetit të politikave dhe procedurave ekzistuese si dhe përgatitjen e raporteve përfundimtare duke siguruar edhe përcjelljen e mëpastajshme të rekomandimeve të dhëna.

Zyrtari Certifikues

1. Zyrtari certifikues i raporton Drejtorit dhe ka  përgjegjësitë në vijim:

   1.1.  Certifikon realizimin e të gjitha shpenzimeve buxhetore të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit;

   1.2.  Siguron që kushtet e zbatueshmërisë të një kontrate publike të jenë përmbushur para bërjes ose autorizimit të pagesave sipas kontratës;

   1.3.  Siguron që shpenzimi i parasë publike sipas kontratave publike bëhet në pajtim legjislacionin në fuqi;

   1.4.  Siguron që janë plotësuar kushtet e kontratës para se të bëhet pagesa, dhe që kërkesa për pagesë është e koduar në zërin e duhur të shpenzimeve;

   1.5.  Siguron që janë respektuar rregullat dhe dispozitat tjera ligjore gjatë inicimit dhe realizimit të aktiviteteve të prokurimit dhe procedimit të shpenzimeve.