87 - Prokurorit | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Prokurori  i  Shtetit

Prokurori i Shtetit është institucion i pavarur, me autoritet dhe me përgjegjësi për ndjekjen penale të personave të akuzuar për ndonjë vepër penale ose për ndonjë vepër tjetër, sikurse është rregulluar me ligj. Prokurori i Shtetit është institucion i paanshëm, dhe vepron në bazë të Kushtetutës dhe të ligjit. Organizimi, kompetencat dhe detyrat e Prokurorit të Shtetit rregullohen me ligj. Prokurori i Shtetit pasqyron përbërjen shumetnike të Republikës së Kosovës dhe respekton parimet e barazisë gjinore. Mandati fillestar për prokuror është trevjeçar. Në rast të riemërimit, mandati është i përhershëm deri në moshën e pensionimit, sikurse është përcaktuar me ligj, përveç nëse shkarkohet në pajtim me ligjin.

Struktura organizative e Prokurorit të Shtetit

Struktura organizative e institucionit të Prokurorit të Shtetit në Republikën e Kosovës është:

  • Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit si instanca më e lartë e Prokurorit të Shtetit, me kompetencë në tërë territorin e Republikës së Kosovës
  • Prokuroria e Apelit si shkallë e dytë me kompetencë në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe e cila përbëhet nga Departamenti i Përgjithshëm dhe Departamenti për Krime të Rënda;
  • Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës si organ prokurorial i specializuar, me juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës;
  • Shtatë (7) prokuroritë Themelore të përbëra nga Departamentet e Përgjithshme, nga Departamentet për të Mitur dhe nga Departamentet për Krime të Rënda.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit udhëhiqet nga Kryeprokurori i Shtetit, i cili emërohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas propozimit të Këshilli Prokurorial të Kosovës.

Në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit përveç Kryeprokurorit të Shtetit, vepron edhe Zëvendëskryeprokurori i Shtetit dhe pesë (5) prokurorë që merren me lëndët e shkallës së trete.

Kabineti i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Kujtim Munishi – Këshilltar - Koordinator për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar    

          Tel: 038/249-908 

          Email: kujtim.munishi@rks-psh.org  

Artan Grantolli – Asistent Ekzekutiv

          Tel: 038/211-040  

          Email: artan.grantolli@rks-psh.org

Miranda Mehmeti Berishaj –Asistente Administrative

          Tel: 038/248-018 

          Email: miranda.mehmeti@rks-psh.org

Administratori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Lindita Memeti – Administratore

         Tel: 038/248-018  

         Email: lindita.memeti@rks-psh.org

Adresa: Rruga Luan Haradinaj, nr. 16/1, zona II, kategoria II, kati I, Prishtinë – Kosovë. (10000 Prishtinë - Kosovë)