71 - Per | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Drejtori i Sekretariatit të KPK-së

Lavdim Krasniqi

Lavdim Krasniqi është Drejtor i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Në këtë pozitë Z. Krasniqi është zgjedhur dhe emëruar në muajin shkurt të vitit 2016 pas një procesi transparent dhe në përputhje me procedurat, kriteret dhe kualifikimet e zhvilluara dhe miratuara nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Z. Krasniqi është përgjegjës për administrimin efikas dhe efektiv të Sekretariatit dhe prokurorive si dhe menaxhimin me personelin e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Para se të emërohet në krye të Sekretariatit, Z. Krasniqi ka ushtruar me sukses detyren e Drejtorit të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë nga muaji gusht i vitit 2015. Në këtë funksion Z. Krasniqi, ka qenë përgjegjës për administrimin e Njësitit, procesin e mbikëqyrjes dhe raportimit për punën e prokurorive, përfshirë nevojat për trajnime të prokurorëve dhe stafit prokurorial, mbështetjen e procesit të vlerësimit të performancës së prokurorëve dhe zbatimin e detyrat të caktuara me ligj dhe aktet nënligjore të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
 
Para se të emërohet në funksonet e rëndësishme në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Z. Krasniqi, ka ushtruar për tre mandate pozitën e Drejtorit të Institutit Gjyqësor të Kosovës, përkatësisht nga dhjetori i vitit 2007. Deri në këtë kohë ai ishte ushtrues detyre i Drejtorit të Institutit Gjyqësor të Kosovës nga muaji gusht 2006.
 
Gjatë muajve prill-gusht 2006, Z. Krasniqi ka shërbyer si koordinator i programit në Institutin Gjyqësor të Kosovës. Para se ta merrte këtë detyrë ai ka qenë gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Malishevë nga janari 2003 deri në prill 2006.
Nga viti 2002-2003 z. Lavdim Krasniqi ishe praktikant avokat në Odën e Avokatëve të Kosovës në Prishtinë.Ndërsa gjatë vitit 2000-2002 shërbeu si zyrtar ligjor në Drejtorinë për Arsim, në Malishevë.
 
Z. Krasniqi ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe diplomoi në vitin 1999. Në vitin 2002 ai dha provimin e gjyqtarit për kundërvajtje, ndërsa në vitin 2005 përfundoi provimin e jurisprudencës. Në vitin 2010 z. Krasniqi mori gradën shkencore magjistër i shkencave, drejtimi penalo-juridik në Universitetin e Prishtinës.
 
Nga tetori i vitit 2010 deri në tetor 2015 z. Krasniqi ishte ligjërues në Universitetin e Prizrenit-Fakulteti Juridik, ndërsa nga tetori i vitit 2011 ai është ligjërues i lëndëve penale në Kolegjin UBT- Fakulteti Juridik, në Prishtinë. Gjatë viteve 2009-2016 ai mori pjesë në trajnime të ndryshme për trajnues, ndërsa aktualisht angazhohet si trajnues i trajnuesve, trajnues i programit për Zhvillimin e Shkathtësive të Përfaqësimit në Gjykim dhe trajnues për çështje të lidershipit dhe menaxhimit.
 
Z. Krasniqi është i lindur me 16 gusht 1975, është i martuar dhe ka tre fëmijë.
Email: lavdim.krasniqi@rks-psh.net