Kompetencat e Komisionit:
- mbështetë zhvillimin e politikave për planifikim dhe ekzekutim te buxhetit të KPK-së.
- mbështetë Divizionin për Buxhet dhe Financa në procesin e planifikimit buxhetor dhe arsyetimin e kërkesave buxhetore adresuar në Kuvendin e Kosovës.
- këshillon dhe mbështes Divizionin për Buxhet dhe Financa në zgjedhjen e instrumenteve dhe metodave për përcaktimin e standardeve për linjat ekonomike.
- rishikon propozimin e buxhetit vjetor dhe të paraqesë vërejtjet dhe rekomandimet;
- jep arsyetime dhe argumente në mbështetje të buxhetit vjetor për prezantim dhe mbrojtje përpara Kuvendit të Kosovës;
- raporton te KPK mbi ekzekutimin e buxhetit në baza të rregullta, dhe/ose sipas nevojave të veçanta;
- raporton te KPK mbi problemet e identifikuara gjatë ekzekutimit të buxhetit të cilat ndikojnë në funksionimin e prokurorive;
- komunikon me Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa mbi çështjet buxhetore për KPK;
- funksionon si lidhje ndërmjet KPK-së dhe akterëve brenda dhe jashtë vendit, si Kuvendi i Kosovës, media dhe opinioni publik, mbi çështje të buxhetit;
- harton raporte për nevoja të brendshme të KPK-së dhe dokumente të tjera informative për publikim të jashtëm;
- përcjellë praktikat dhe standardet e planifikimit të buxhetit të shteteve të Bashkimit Evropian si dhe të përgatisë bazën për implementimin e praktikave më të mira, ashtu siç aplikohen, për KPK-në;
- mbështetë në vlerësimin e nevojave për trajnim të prokurorëve, zyrtarëve financiarë, dhe/ose stafit tjetër përkatës mbi çështje financiare dhe të propozojë programin e trajnimeve që i përmbush nevojat.
- shqyrton çështjet e tjera të përcaktuara me këtë Rregullore dhe çështjet të cilat me vendim të veçantë nga KPK, i barten këtij Komisioni;
- propozon ekspertë për çështje të caktuara në fushëveprimin e Komisionit me miratimin e KPK-së;
Kryesues i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel është anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës – prokurori, Zejnulla Gashi, ndërsa anëtarë të këtij komisioni janë: anëtarja e Këshillit Prokurorial të Kosovës - prokurorja, Radica Milic dhe prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Haki Gecaj.