202 - Per | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Komisioni për Cështje Normative

Kompetencat e Komisionit:

  • Të shqyrtojë bazën juridike për aktet nënligjore dhe dokumentet tjera normative, para miratimit të tyre në Këshill, përkatësisht a janë në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe rregulloret ekzistuese të Këshillit;
  • Të  analizojë dhe vlerësojë përshtatshmërinë e akteve nënligjore ekzistuese për funksionimin e  Këshillit dhe prokurorive;
  • Të shqyrtojë dhe përgatisë rekomandime për ndryshimin dhe plotësimin e rregulloreve, udhëzimeve administrative dhe dokumenteve të tjera para se dërgohen në Këshill për miratim;
  • Të shqyrtoj çështjet që lidhen me metodologjinë dhe me teknikën unike të hartimit të akteve nënligjore;
  • Të mbikëqyrë zbatimin e akteve nënligjore;
  • Të shqyrtojë çështjet e tjera të përcaktuara me këtë Rregullore dhe çështjet të cilat me vendim të veçantë nga Këshilli, i barten këtij Komisioni;
  • Të angazhojë ekspertë sipas nevojës, për çështje të caktuara në fushëveprimin e komisionit me miratimin e Këshillit;
  • Të organizojë dëgjime publike për çështje të caktuara gjatë hartimit të akteve nënligjore;
  • Komisioni kontakton me komisionet e tjera të Këshillit për t’i harmonizuar dhe unifikuar procedurat e punës dhe organizimit të tyre.

Kryesues i Komisionit për Çështje Normative është anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës – prokurori,  Bahri Hyseni, ndërsa anëtar të këtij komisioni janë: anëtarja e Këshillit Prokurorial të Kosovës - prokurorja, Deshirë Jusaj dhe prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.