182 - Per | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Kordinatori

 

Shqipdon Fazliu është Koordinator Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik i emëruar në bazë të udhëzimit administrativ të lëshuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Misioni i tij është të promovoj, koordinoj, monitoroj, vlerësoj dhe raportoj aktivitetet e të gjitha institucioneve publike dhe private në lidhje me parandalimin, detektimin, hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e krimeve që gjenerojnë dobi pasurore. Ai ka përfunduar me sukses nivelin Master –Juridik Penal në Universitetin Wake Forest në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës dhe ka 13 vite përvojë në zbatimin e ligjit dhe gjatë kësaj periudhe është dalluar për performancën e shkëlqyeshme. z. Fazliu ka punuar si ekspert ligjor në Institutin ICON, ka udhëhequr zyrën në cilësinë e menaxherit ligjor në Projektin për të Drejta Civile ( ish- Këshilli Norvegjez për Refugjatë). Në vitin 2005, z. Fazliu është licencuar të ushtrojë profesionin për gjyqtar/prokuror. Qysh prej vitit 2010, ka punuar në Prokurorinë Komunale në Gjilan, pranë Departamentit të Përgjithshëm dhe përvoja relativisht e gjatë e punës me organizata të ndryshme i ka shërbyer shumë mirë në analiza ligjore, interpretime ligjore etj. Ai flet rrjedhshëm gjuhën Angleze dhe Serbe.