Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Drejtorit, Menaxheri i Zyrës për Mbikëqyrje, Analitikë dhe verifikim prokurorial është përgjegjës për mbarëvajtjen e punëve te zyrës dhe personelit, përfshirë por pa u kufizuar në këto autorizime dhe përgjegjësi:
- Sipas kërkesës së KPK-se, Komisionit për Vlerësim të Prokurorëve dhe planit vjetor të punës së Njësitit, bën mbikëqyrjen e:
- Regjistrimit të rasteve, nëpër prokurori në pajtim me rregulloren për organizimin e brendshëm të Prokurorive;
- Arkivimin e dosjeve dhe lëndëve të mbyllura;
- mirëmbajtjen e plotë dhe të saktë të dosjeve të prokurorisë.
- Kryen detyra dhe obligime të përcaktuara me rregulloret, vendimet dhe planet e punës se KPK-se, në aspektin e mbikëqyrjes.
- Sipas kërkesës së KPK-se, Komisionit për Vlerësim të Prokurorëve dhe planit vjetor të punës së Njësitit të miratuar në KPK-së ofron mbështetje dhe i kryen të gjitha obligimet që dalin nga Rregullorja për Vlerësimin e Performances se Prokurorive.
- Në bazë të raporteve statistikore te pranuara nga zyra për statistika, përpilon raporte përshkruese tre mujore, gjashtëmujore dhe vjetore lidhur me punën e Prokurorive.
- Në bazë të raporteve statistikore te pranuara nga zyra për statistika, përpilon raporte analitike lidhur me shkallën dhe llojet e kriminalitetit në Kosovë.
- Ne bashkëpunim me zyrën për statistika përgatisin raportin vjetor statistikor dhe përshkrues lidhur me punën e prokurorive.
- Ne bashkëpunim me zyrën për statistika përgatisin raport të veçantë statistikor dhe përshkrues lidhur me veprat penale karakteristike te përcaktuara me mekanizmin përcjellës mbi unifikimin dhe harmonizimin e raporteve statistikore me agjencitë qe zbatojnë ligjin ne fushën e krimit te organizuar, korrupsionit, trafikimit me qenie njerëzore, trafikimit me arme, trafikimit me narkotike, shpëlarjes se parasë dhe financimit te terrorizmit, dhe sekuestrimit dhe konfiskimit.
- Analizon të dhënat statistikore dhe informatat në lidhje me efikasitetin e punës së prokurorive.
- Përgatit raporte dhe i ofron mbështetje Komisionit për emërimin dhe ri-emërimin e prokuroreve.
- Sipas kërkesës se KPK-së, Komisioneve për Procesin e Emërimit dhe Ri-emërimit te Prokuroreve kryen edhe detyrat e përcaktuara me Rregulloren për procesin e rekrutimit, emërimit dhe ri-emërimit te prokuroreve, Rregulloren për vlerësimin e performances se prokurorive, Vendimeve dhe akteve tjera nënligjore te miratuara ne KPK.
- Shërben si sekretari e Komisionit për Emërim dhe ri-emërim të prokurorëve
Menaxher i Zyrës për mbikëqyrje, analitikë dhe verifikim prokurorial:
Valon Jupa
E-mail: valon.jupa@rks-psh.org