114 - Njesit | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Zyra për statistika

Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Drejtorit, Menaxheri i Zyrës për Statistika është përgjegjës për mbarëvajtjen e punëve të zyrës dhe personelit, përfshirë por pa u kufizuar në këto autorizime dhe përgjegjësi:

  • Së bashku me Zyrën për mbikëqyrje dhe analitike zbaton politikat e KPK-së lidhur me metodologjitë, për përgatitjen e raporteve statistikore sipas kërkesës së KPK-së dhe komisioneve të saja.
  • Mbledh (grumbullon) informata dhe shënime statistikore në lidhje me punën e prokurorive dhe prokurorëve;
  • Themelon dhe mirëmban bazën e të dhënave për punën e prokurorëve dhe prokurorive;
  • Përpunon të dhëna dhe informata, përpilon raporte statistikore dhe raporte tjera;
  • Përpunon dhe sistemon të dhënat për secilën Prokurori dhe Prokuror veç e veç deri në nivel shteti;
  • Përgatitë raporte tremujore, gjashtëmujore dhe vjetore statistikore të punës së Prokurorive;
  • Monitoron dhe mbikëqyrë funksionalizimin e bazave të dhënave, të themeluara nga KPK.
  • Trajnon stafin e prokurorive lidhur me funksionimin e bazës së të dhënave;
  • Gjeneron të dhëna statistikore dhe ofron mbështetje tjetër sipas kërkesave të Këshillit dhe komisioneve të KPK-së.

Menaxher i Zyrës për Statstika:

Naser Hasani

E-mail: naser.hasani@rks-psh.org