113 - Njesit | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Zyra për trajnime

Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Drejtorit, Menaxheri i Zyrës për Trajnime është përgjegjës për mbarëvajtjen e punëve te zyrës dhe personelit, përfshirë por pa u kufizuar në këto autorizime dhe përgjegjësi:

  • Koordinimin ,mbikëqyrjen dhe realizimin e planit të Trajnimeve për Prokurorët, zyrtarët e Zyrës për    Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave dhe stafin mbështetës nëpër Prokurori.
  • Bashkëpunon dhe koordinon aktivitetet me partneret vendore dhe ndërkombëtare për të u siguruar    prokurorëve dhe stafit tjetër të Këshillit Prokurorial trajnime adekuate.
  • Përgatitë raport me shkrim për KPK lidhur me pjesëmarrjen e prokurorëve në trajnime.
  • Zyra i propozon KPK-se koordinimin e trajnimeve me IGJK sipas ligjit për Themelimin e institutit Gjyqësor.
  • Përmes Këshillit Prokurorial të Kosovës, i propozon Institutit Gjyqësor të Kosovës plan programin vjetor për trajnime dhe seminare për prokurorët, varësisht nga nevojat.
  • Përgatit raporte periodike dhe raporte sipas kërkesës së Këshillit për llojet e trajnimeve të ndjekura nga prokurorët dhe stafi tjetër si dhe raporte të trajnimeve të nevojshme.
  • Në bashkëpunim me kryeprokurorin e shtetit dhe në koordinim me institucionet përkatëse për trajnime, është përgjegjëse për organizimin e trajnimeve dhe forma tjera, si debate, tryeza,     konferenca.
  • Zyra për trajnime bën koordinimin e të gjitha kërkesave përkitazi me pjesëmarrjen e Prokurorëve në trajnime.
  • Zyra për trajnime do te sigurohet se pjesëmarrja e prokuroreve te të gjitha niveleve në trajnime, seminare, konferenca, tryeza apo takime të organizuara nga institucione vendore dhe ndërkombëtare apo organizata të ndryshme, do të realizohet vetëm pas miratimit nga Kryeprokurori i Shtetit dhe Kryeprokurori i Prokurorisë kompetente.
  • Zyra për trajnime sigurohet qe kërkesat për pjesëmarrje ne trajnime, seminare, konferenca, tryeza apo takime të pranohen se paku tri dite pune para mbajtjes se tyre.
  • Zyra për trajnime do të pranoj nga çdo pjesëmarrës në trajnim raportin përshkrues deri në dy faqe për trajnimin e ndjekur, i cili raport do të publikohet në ueb faqen e Këshillit.
  • Kryen detyra të tjera sipas praktikave të miratuara nga KPK kryeprokurori i shtetit dhe drejtori i Njësitit.

Menaxher i Zyrës për trajnime:

Sylejman Sopa

E-mail: sylejman.sopa@rks-psh.org